• |
ide | kryesore

Zbythen Lleshi dhe Rama, e lirojnë “kriminelin” Sahit Dollapi

Arkiva, Të fundit

Edi Rama dhe Sandër Lleshi janë tër hequr pas kërcënimeve per vazhdimin e protestës sot. Policia e ka lënë të lirë dhe është larguar nga spitali ushtarak, ku me qindra policë mbanin të rrethuar sekretarin organizativ të PD-së Seit Dollapin, pasi e masakruan live me shkopinjë gome.

Ky vendim taktik erdhi me sa duket pasi mbajtja e tij në arrest tërhiqte vëmendjen ndaj dhunës kafshërore të policisë e cila godiste një qytetar të pa mbrojtur dhe të pa armatosur.
Fillimisht propaganda qeveritare u mundua ta shfrynte ngjarjen sa duke nxjerrë pamje të Dollapit duke u përleshur me policinë, po aq dhe duke prodhuar shkrime se kështu i ndodh protestuesve në çdo vend perendimor. Por në fakt ajo nuk e fashiti dot përmasën e skandalit.

Zoti Dollapi kishte në dorë vetëm një celular kur u dhunua barnarisht edhe pse u prezantua tek policia si funksionar i lartë politik raportoi “Zëri i Amerikës”. Ish kryeministri Berisha i ka bërë të qartë kryeministrit Rama se shpagimi për këtë akt kriminal do të jetë personal.

Edi Rama nuk ka vonuar dhe ka terhequr policët nga spitali pa asnjë njoftim duke e lene të lirë Dollapin.

©Lapsi.al

13 Comments

  1. Si erdhem deri ketu :Bijte e komunisteve te djeshem ata me dekadentet na sundojne ende
    sot.Pas 90-tes nuk kishin te drejten morale te qeversnin me.Ata me teorine e tyre te ndertimit pa
    zot u bene vrases servile,cinike,te zbrazur ne mendim , te ligesht . Egoja e tyre primare duke shkele mbi gjithkend ne emer te partise dhe ideologjise se saj.Ne komunizem u ngrit ne piedestal Partia e cila po ndertonte “Njeriun e ri”.
    Partia ishte Zoti dhe nese nuk vendoseshe ate te paren ne nje vjershe ,ne nje kenge, ne pune ,ne shpi, ne publik, ne familje , atehere vendi yt ishte ne internim ose ne burg.
    Partia ishte fryma ,jeta ,dinjiteti yt , ishte gjithcka.
    Po cfare ishte njeriu i ri ? Nje person qe per dinjitet e personalitet veshet ne permbajtje vetem me nenen parti.
    Ishte spiuni,hajduti,servili,injoranti ,burokrati pa tru,indiferenti pa thelb me nje fjale njeriu i deformuar ne thelbin e tij .Ky njeri kur ishte 1 vjec kur hyri partia komuniste u be mbi 50 vjec me mentalitetin se nese don te kesh dicka behu nje nga tipat e mesiperm.
    Pati edhe nje pjese te llastuarish bij te byrose qe per shkak te shkollimit jashte pane nje realitet pertej kufijve por edhe ne Shqiperi shijonin aq sa lejonte rregjimi jeten e tyre private nen kulisa.
    Kur Ramiz Alia e pa qe po i rreshqiste toka nen kembe i mblodhi dhe u shpalli manifestin e tij te ashtequajtur “Katovica”dhe vertet ashtu ndodhi.Rregjimi ra para syve tane por nen rrogoz pjesa me e forte e tij ndertoi mbi germadhat e tij nje ngrehine tjeter shume mashtruese , neokomunismin qe mbarte gjithe ligesine ,djallezine dhe padrejtesine e atit te tyre qe kishte mbyllur syte por plehun e prodhuar nga ky komunizem e la aty per bijte e tyre.
    U shkaterrua njeriu ne themele!
    Kjo eshte drama dhe tragjedia jone!
    Pak qendrestare qe mbeten dhe jane ende sot nuk kane asnje te drejte vec te punojne si mushk vetem per mbijetese.Cilen figure dinjitoze dje dhe sot e keni ne shoqata,administrate,ne polici,ushtri,parlament presidence ? Tani persekucioni nuk eshte i deklaruar por i nendheshem siper per fasade ata qe u persekutuan ndersa poshte ne tunelet e tyre kemi drejtoresh biblioteke,ministre,deputete,keshilltare presidence e kryeministri edhe dama qe, per te ndryshuar karrigat , ndryshojne dhomat nga personale behen drejtori.
    Jane burrat ne krye te parlamentit,jane spiunet e torturuesit e djeshem e te sotem ne cdo institucion e fondacione e shoqata .Jeta e tyre asht shume
    me e mire edhe se kur i sherbenin klikes enveriane.Po i sherbejne edhe sot me devocion kesaj klike qe tani eshte shnderruar ne sekt.
    Ajo qe ther ne palce eshte se ky sekt jane vendosur aty per te nxjerr ne drite,ne fakt per ta fshehur me teper, te verteten komuniste kur ne jemi gjadhe flasin per vuajtjet tona dhe ne jemi perseri sklleverit qe s,kemi asnje te drejte edhe kur duam te themi te verteten , na persekutojne alla sorosjanshe.alla neo!
    Mbajne fjalime,simpoziume,seminare derdhen miliona per ta , po ne tere ish burgjet e ish kampet ku vdicen qendrestaret e ata qe shihnin larg s,ka nje lule,mjerisht per mijra e mijra euro e dollare te hedhur ka disa qeparisa varrezash vetem ne mjerimin e vet te shkrete Kampi i Tepelenes.Po kush eshte ne keto institucione?Me te ultit,me te pabeset,me te degjeneruarit,me te depersonalizuarit.
    Bile ne i lejojme te na nderojne e te na projektojne kishat tona per ti bere te komunikueshme ,moderne,me parkingje,kafene .
    Kishat jane tempuj te shejte dhe nuk duhet te fusin duart e palara aty te palaret te tipit neo apo soro.
    Te qendrojme drejt e te flasim drejt! Pas 90 komunismi nuk pati me te drejten morale te na drejtonte. Ku jemi sot? Kush na drejton,kush na sundon ,kush mban kumtesa ne emrin tone,kush jep simpoziume per te vdekur duke shkelur mbi te gjadhet,kush ?
    Nunsin tone apostolik e terheqin shume kumtesat ne akademine e shkencave.
    Mos qurravitemi per leket qe jep qeveria apo nje truadh se po ndihmon komunitetet .
    Se pari : jep sepse eshte e drejte,se dyti : i jep nga taksat tona dhe se treti: me nje gur vret dy zogj.Ta mbash mire ne tere krahet eshte me komode.Propoganda eshte arma me e forte e komunismit.
    Ne qe besuam ne Zot , ne vlerat,ne familjen,ne atdheun ; dje e sot renkojme nga dhembja jo vetem nga bijt e bijat e e komunisteve por edhe nga tanet qe komunismi i beri per vete me poste e fonde po cilet ? Me te dobetit!
    U shkaterrua njeriu !
    Si duket dhembjet tona s,kane te ndalur!

    1. Katarsis!e lexova me vemendje kimentin tend dhe jam shume dakort qe komunizmi nuk u varros,por u prashit,ama komunistat me te rrezikshem,ish sigurimsat dhe ish persekutoret jane me me shumice te PD-ja duke filluar nga Berisha,i cili u vendos ne krye te PD-se nga R.Alia dhe me te ardhur ne pushtet mblodhi rreth vetes jo te persekutuarit e vertete dhe intelektualet e vertete,por llumin e shoqesise,te denuarit ordinere,te cilet ishin burgosur per perdhunime,vrasje dhe vjedhje dhe ne qofte se te kujtohet ish te burgosurit politike hyne ne greve urie te perkrahur edhe nga Azem Hajdari dhe u nxorren nga greva me dhune duke u bere shkak per perplasen e A.Hajdarit me Berishen ku Hajdari pat deklaruar ne parlament qe ne qofte se kjo qe po bejme ne sot quhet demokraci une nuk e dua kete lloj demokracie dhe vazhdimi dihet,Berisha ne bashkepunim me Nanon e eleminuan Hajdarin.Fatkeqesisht te ne nuk ka parti te djathte dhe kete e kemi pare edhe nga kualicionet qe behen sipas interesit dhe jo sipas bindjeve politike dhe po ta vesh re Rama eshte ekstremist i djathte ne politikat qe zbaton,ndersa Basha ekstremisht i majte ne programin qe shpalos!!!Keshtuqe zgjidhja e vetme per ne eshte te zhduket kjo kaste politike dhe te dali nje parti e re me njerez te rinj dhe te paperlyer…

  2. Nje KM qe iken si nje zvarranik ne cerdhen e tij (ne jug) sa here qe ka protesta ,duhet ti vene kufirin ne Shkumbin te qendroje atje me turqit e tije,dhe me aeroportin e ri te shkoje ne turqi te babai i tije biologjik Erdogan .
    Race muti!!

    1. Edi ti qe Andi Bushati eshte Lab edhe komunist si nipi Hysni Kapos?
      Labet i ureni por ne laberi keni ardhur per te punuar edhe per te fituar buken e gojes

    2. Ajo fjala kriminel per Sait Dollapin nuk duhet ms thonjza. Shikoni cfar ben baba i vet politik, kalon pernjehere ne personale,ose kanun. Nga keto lloj kafshesh presim qe te vine prap ne pushtet per te na sjelle demokracine e munguar???? Kemi 30 vjet qe i shofim si e bene Shqiperine lecke dhs tani protestojne pse eshte lecke.Jo flm jemi me mire me kete palllen e gjate(megjithese kokrra e legenit)

  3. Une per vete, prisja per Sait Dollapin burgim te perjetshem. Por keta kane frike dhe e liruan. Bravo opozita. Keshtu kalofshi nga fitorja ne fitorje.

  4. Pasi dogji shkaterroi, lemdoi polic, opozita qe ne keto kushte kur ka qene ne pushtet i ka marre jeten 4 njerezve ne pune te vete, akuzon policine per dhune.
    Dmth une qe sulmova institucionin, nuk zbatova asnje leje te dhene nga policia orarin etj, une qe dhe pse ne prezence shikoja dhunen qe mbeshtetesit e mi benin ndaj policise, dhe nuk ju thashe nje fjale jo vetem qe nuk mbaj asnje pergjegjesi, por e kerkoj ate tek pala tjeter, e cila kryente detyren qe i ngarkon ligji.
    Dhe e gjithe ky qelbesirllek, kjo furtune ne gote ngrihet nga nje ish minister i brendshem, i cili ka qene vete ne keto kushte. Shqiptaret duhet ta respektojne shtetin, te duan me shume pronen e tyre, dhe mos perdoren mish per top.
    Shume mire qe protestohet, ka 1000 arsye , jemi vendi me i varfer ne eu, me shkallen me te larte te korrupsionit dhe papunesise, por kjo menyre e zgjedhur , te le nje shije te hidhur. Eshte amatorizem politik, teresisht e paorientuar dhe pa koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu