• |
ide | kryesore

Arta Marku heq maskën/ Pranon se ka vepruar si Prokurore e Përhershme

2, Arkiva, Ide

Këshilli i Lartë i Prokurorisë aktualisht po vlerëson kandidaturat e paraqitura për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndër këto kandidatura po shqyrtohet edhe dosja e Prokurores së Përkohshme Arta Marku. Nëse, Arta Marku do të jetë pjesë e listës përfundimtare me katër kandidatët e rekomanduar nga KLP-ja për parlamentin, atëherë me shumë gjasa qeveria Rama e cila e mbështeti emërimin e Marku me justifikime të pabaza, do të jetë në gjendje të grumbullojë numrin e nevojshëm të votave për ta zgjedhur atë si Prokurore të Përgjithshme.

Në të shkuarën, unë kam argumentuar se pse Marku nuk mund të jetë Prokurore e Përgjithshme: nëse ajo tani mban me të vërtet postin e Prokurores së Përgjithshme, ajo nuk mund të zgjidhet për një mandat të dytë; nëse ajo mban postin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, i njëjtë me atë të Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm, ajo ka shkelur ligjin duke ndërhyrë në strukturën e Prokurorisë, ndaj si pasojë KLP duhet ta skualifikojë kandidaturën e saj.

Por, pavarësisht kësaj duket se qeveria dhe Marku tashmë kanë nisur fushatën propagandistike për promovimin e kandidaturës së saj, e cila, sigurisht, përfshin edhe intervistat në televizione. Javën e kaluar Marku dha një intervistë për emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel.

Në këtë intervistë, Arta Marku pranoi publikisht — në dijeninë time për herë të parë — se ligji i jep asaj të drejtën të lëvizë prokurorët.

“Unë mendoj se në krye të prokurorive kam vënë njerëz cilësorë, të ndershëm. Është cilësi shumë e rëndësishme të jesh i ndershëm. Zonja Prela nuk është e vetmja drejtuese që kam caktuar. Më duhet t’ju sqaroj se kompetenca për të lëvizur prokurorët ka qenë një dispozitë kalimtare deri në krijimin e KLP-së. Nuk janë zgjedhje abuzive.”

Kjo është e pasaktë. Neni 149/a(1)(a) i Kushtetutës qartazi shprehet se  “emërimi” dhe “transferimi” i prokurorëve është detyrë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe jo e Prokurorit të Përgjithshëm. Neni 109 (3), i ligjit  numër 97/2016 “Mbi organizimin edhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, shprehet se deri në krijimin e KLP-së  kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm përcaktohen nga neni 160 (2) i ligjit numër 96/2016 “Mbi statusin e gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm do të vazhdojë të ushtrojë kompetencat e mëposhtme, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj:

a) emëron magjistratët kandidatë të diplomuar në vitin 2016, në përputhje me pjesën III, kreu II, të këtij ligji, të paktën dy muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

b) merr vendim për caktimin në pozicione të kandidatëve magjistratë të diplomuar në vitin 2016, sipas pjesës III, kreu III, të këtij ligji, brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

c) pezullon prokurorët, sipas procedurës dhe kritereve të parashikuara në ligj;

ç) mbikëqyr trajnimin e prokurorëve, sipas këtij ligji dhe ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë;

d) kryen vlerësimin e punës, siç parashikohet në dispozitën kalimtare të këtij ligji, duke përfshirë edhe ndihmën në rivlerësimin kalimtar të prokurorëve, në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

dh) vërteton mbarimin e emërimit në rast dorëheqjeje dhe arritjes së moshës së pensionit.

“Emërimi” ose “transferimi” i prokurorëve, të cilin Marku deklaroi se e ka bërë, nuk është detyrë e Prokurorit të Përgjithshëm, gjatë kohës që KLP ende nuk është formuar. Ndaj ajo ka shkelur ligjin dhe duhet të hetohet për shpërdorim detyre.

Sidoqoftë, ajo çfarë është më e rëndësishme është se Marku tani ka pranuar publikisht se në fakt ajo ka vepruar si Prokurore e Përgjithshme që nga momenti që u zgjodh si Prokurore e Përkohshme.

Sipas nenit 148/a të Kushtetutës, “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave të Parlamentit ndër tre kandidatët e propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandate shtatëvjeçarë, pa të drejtë riemërimi”.

Edhe pse Marku asnjëherë nuk u emërua me shumicë kualifikuese, sipas këshillave të EURALIUS dhe OPDAT, edhe pse mandati i saj do të pritet në mes, Marku ushtroi të gjitha funksionet — edhe më shumë — të një Prokurori të Përgjithshëm.

Kjo do të thotë, me fjalë të thjeshta, se kandidatura e saj për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është e paligjshme dhe KLP duhet ta përjashtojë. Përndryshe, çdo vendim do të tregojë se reforma në drejtësi nuk ka arritur asgjë. /exit.al/

4 Comments

  1. Kush po e rru ?
    Kjo eshte nje cope mishi me dy sy. Nje e paafte, qe ka marre rrogen kot , por eshte Artiste ama sic ka qene dhe Pikaso 😀 Ka nje ekip artistesh ne kabinet. Edhe shoqet Artiste i ka si Donika e famshmja e Gjerjg Kastriotit.

    Ku te therret kiameti me keta dordolece te Prokurorise. Mos iu zente halli me shtetin. Derisa ta provoni ne kurriz do iu duken si ngjarje lajmesh, me pas do te kuptoni gjendjen katastrofike te shtetit. imazh dhe kriminal. heret a vone , nese jetoni ne shqiperi do tiu vije rradha. Rra zjarri lart ne mal, por shume shpejt te vjen ne shtepi.

    Soreca ose Vlahutini i rradhes pret akoma rezultatet nga Vetingu. Vetingun e mori me vete Lu, i madherishmi Lu reformatori, peshkatari, gjithollogu, ne Kirgizstanin e ndritur.

    Ne te vertete Vetingu perfundoi ne xhepin e Rames per te tallur trapin me shqiptaret.

    Keta amabasadore qe bejne qejf ne shqiperi me rroga katastrofike dhe qe u duken nejrezve si Mesia, vazhdojne me refrenin. Nuk u behet vone per hallin tone.

    Arta artistja eshte e paligjshme por kandidate kryesore—KryeDordolece per tu zgjedhur nga Rama -KLP si kryprokurore.

  2. IDIOTE ME BRIRE . DRANE , SHKO RUAJ DHITE E LESHIT SE ZHULSA DHE BYTHE LEPIRSA JENI . HARROVA MERRE EDHE PRELEN ,KJO ESHTE SIMBOL I GJOBEVENESES DHE I PADREJTESISE .

  3. Do perpiqet shume per tu zgjedhur, qofte edhe vetem per te mbrojtur veten, pasi e di qe e ka shkelur ligjin ne menyre te trashe, duke krijuar armiqesi edhe brenda struktures qe drejton. Besoj se dje ne kryeministri ka shkuar per t’i treguar rames edhe nje here provat qe ekzistojne kunder tij ,te cilat do te varrosen ne momentin qe ajo behet e perhershme. Kam nje parandjenje qe i ka bere llogarite gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu