• |
ide | kryesore

Blanc tenton të “pushtojë” Romën: emisarët e francezit në Olimpico

Sport



Roma kërkon trajner dhe telenovela e lidhur me pankinën romaniste për sezonin e ardhshëm nuk ka fund. Pasi mori refuzimin e Antonio Conte, verdhekuqtë po lëvizin me shpejtësi për të kompletuar pankinën, që do të mbetet bosh me largimin e Claudio Ranieri. Përveç emrave të zakonshëm të Sarri, Gasperini dhe Giampaolo, në këto orë është shtuar edhe ai i Laurent Blanc.

Francezi, ish-tekniku i Paris Saint Germain, është ndalur prej disa sezonesh dhe është në kërkim të një projekti ambicjoz për t’u rikthyer në skenën evropiane. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Blanc ia ka besuar detyrën një kompanie menaxheriale: Base Soccer dhe në mbrëmjen e ndeshjes Roma – Juventus, disa menaxherë të kësaj agjensie janë parë në stadiumin “Olimpico”. Francezi është një profil që për momentin i intrigon verdhekuqtë më pak se Gasperini e Sarri, por nuk është përjashtuar një ndryshim kursi. Më të komplikuar diskutimet për Mourinho e Benitez, që duket se hyjnë vetëm tek ëndërrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *