• |
ide | kryesore

Eden Hazard: E kam marrë vendimin tim!

Sport



Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard konfirmon se ka marrë vendimin për të ardhmen. Lojtari i pwrfaqwsueses belge ka lënë të kuptohet se së shpejti do të largohet nga Stamford Bridge drejt Santiago Bernanbeut. Bisedimet mes Real Madrid dhe Chelsea duket se kanë kohë që zhvillohen, por në lindje të Londrës kanë shpresuar që lojtari të firmosë rinovimin e kontratës, me aktualen që skadon më 2020-ën.

Chelsea kërkon 130 milionë euro për yllin e tij (£112m/$146m), i cili ndaj Leicester ndoshta ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në Premier League. Blutë e Londrës e kanë mbyllur në vendin e tretë kampionatin elitar anglez këtë sezon duke u kualifikuar në Ligën e Kmapioneve për vitin e ardhshëm, si dhe do të diskutojnë finalen e Europa League kundër Arsenal. Megjithatë kjo arritje nuk duket se e josh belgun të vijojë qëndrimin në Stamford Bridge.

“Jo, mendoj që jo. E kam marrë vendimin tim. Jam ende në pritje. Nuk varet gjithçka nga unë”, ka thënë Hazard për gazetarët.
Gjashtëmbëdhjetë gola dhe 15asiste flasin për një sezon produktiv të belgut në Premier League, dhe largimi i 28-vjeçarit do të ishte një humbje e konsiderueshme për Blutë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *