• |
ide | kryesore

Gattuso rimerr pankinën e Milan: ata që do t’a zëvendësonin kanë ‘ngrirë’…

Sport



“Kur loja bëhet e fortë, të fortët hyjnë në fushë” dhe Gattuso, në kohën kur jashtë Milanello kishte nisur llotaria për trajnerin e ri të kuqezinjve për sezonin e ardhshën, arriti të rimarrë Milanin. Mos ia kërkoni se si ia arriti, por duket se grumbullimi dënues, në mënyrë të dukshme, ishte një akt i nevojshëm kur shumë lojtarë ishin duke u zhdukur nga fusha. Gattuso i ka mbijetuar kështu spekticizmit të përgjithshëm, sidomos pas mbylljes së sezoni nga Caldara dhe tre javët pezullim për Paqueta.

Përqafimi pas ndeshjes me Fiorentina, me Bakayoko është sinjali që gjithçka është kaluar, sepse kualifikimi në Champions është përsëri dhe me të vërtetë i mundshëm. Një kompeticion që është duke u bërë një obsesion për kuqezinjtë, sepse mungon prej pesë vjetësh, por më shumë se sa një rezultat sportiv prestigjioz është një objektiv i rëndësishëm kampanie për Elliot, me 50 milionë euro e një marketing të versionit Gazidis të gatshëm në sirtar..

Gjithçka do të kalojë nga Torino të dielën në mbrëmje, nga Juventus – Atalanta sepse, pasi ka lënë shumë pikë në rrugë, Milan nuk mund të llogarisë më vetëm veten. Gjithçka mbetet pezull: Di Françesko, Simone Inzagi dhe të gjithë të tjerët e mundshëm trajnerë të rinj kuqezi janë të ngrirë, sepse një Champions në frymën e fundit tek Milan do ta bënte jo popullore largimin e menjëhershëm të Rinos. Skuadra është e gjitha me teknikun e saj dhe kjo ndoshta është sekreti i ringritjes së Milanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *