• |
ide | kryesore

“Je shumë i vogël për të folur”: arroganca e Ronaldos merr përgjigjen e Florenzi

Sport



Momentet e tensionit në pjesën e dytë të ndeshjes së humbur në Romë për Juventus 2-0, janë ato që kanë bërë edhe më zhurmë se fitorja e verdhekuqve. Protagonistë ishin Cristiano Ronaldo e Alessandro Florenzi, që u përplasën për shkak të një topi të ‘diskutueshëm’ pasi Spinazzola kishte mbetur i dëmtuar. Kampioni portugez i është drejtuar romanistit, duke e tallur për gjatësinë: “Je shumë i vogël për të folur”. Në fakt, arbitri Massa ktheu qetësinë mes të dyve, që janë përqafuar duke i dhënë fund debatit.

Në fund mbrojtësi verdhkuq shënoi edhe golin e fitores që mban gjallë shpresat Champions për të tijtë, por episodi u kthye në vëmendje pas ndeshjes. “Ai është Topi i Artë e mendon se ka të gjithë të drejtën të bëjë atë cfarë bëri, unë u përpoqa të vazhdoj të luaj”, ka deklaruar Florenzi për Roma Tv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *