• |
ide | kryesore

Kukan e Fleckenstein apel politikës: Gjeni zgjidhje për krizën

Lajme, Të fundit



Dy eurodeputetët, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, përmes një letre shprehen të shqetësuar lidhur situatën politike në Shqipëri. Ata theksojnë se e drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm.

“Ne, deputetët e Parlamentit Evropian, anëtare te familjeve të ndryshme politike evropiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll”, thuhet në letër.

Gjithashtu, dy eurodeputët i drejtohen përmes një apeli liderve politikë që të gjejnë rrugën e zgjidhjes, pasi kjo situatë, vijon letra, mund të ndikojë në vendimin e BE për çeljen e negociatave në muajin qershor. “Pamjet e se shtunës se kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti”, vijon më tej letra.

Letra e plotë

Një thirrje evropiane dhe ndër-partizane për qytetarët shqiptarë:

Të dashur Miq, Ne, si anëtarë të Parlamentit Evropian kemi mbështetur prej vitesh procesin e integrimit te Shqipërisë në BE dhe përparimin e vendit në reformat përkatëse. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe jemi të bindur qe vendi juaj ofron një vlere te shtuar për Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në të ardhmen. Por me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj.

E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm. Ne, deputetët e Parlamentit Evropian, anëtare te familjeve të ndryshme politike evropiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll.

Si deputetë të Parlamentit Evropian, ne nuk synojmë interferimin ne ngjarjet ne vend. Duam thjesht t’ju kujtojmë se vetëm institucionet dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, procedurat ligjore, zgjedhjet e lira dhe të drejta – janë rruga e vetme përmes te cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhe sfidat serioze që përjeton. Detyra jonë si deputetë të Parlamentit Evropian është të inkurajojmë përparimin e bërë nga Shqipëria dhe të mbështesim vendin në rrugën e tij drejt integrimit evropian. Për ketë arsye, e ndjejmë te nevojshme për t’ju drejtuar juve, qytetarëve shqiptarë.

Prandaj, kemi besim dhe presim nga ju, nga qytetarët shqiptare dhe nga shoqëria civile qe te punojmë se bashku për të çuar përpara qëllimin tone të përbashkët. Pamjet e se shtunës se kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti.

Qytetarë te Shqipërisë dhe anëtare te shoqërisë civile: Si miq të Shqipërisë dhe përkrahës të integrimit te saj në BE, ju bëjmë thirrje të bëheni pjese e zgjidhjes dhe te jepni kontributin tuaj për te ndaluar dhunën.

Është koha e duhur për ti dërgoni botes një mesazh të qartë se Shqipëria dhe shqiptaret janë te afte për t’i zgjidhur konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike. Juaji sinqerisht, Knut Fleckenstein, eurodeputeti, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, raportuesi i PE për Shqipërinë. Eduard Kukan, eurodeputeti, Partia Popullore Evropiane në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punës së Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor.



4 Comments

  1. Pasi e ngatruat kete vend, vecanerisht ju te dy, tani jepni lexione demokracie. Reagoni per te gjitha poshtersite e qeverise qe t’ju besojme. U majmet me rroga e qejfe se gjoja punoni ne nje vend te veshtire. Turp per ju te dy dhe shefen tuaj

  2. Dava pijanecesh. Fshatare me receta e sllogane te njejte.

    Tani lideri ballkanik del me tezen ballkan pa kufij edhe pse pa plotesuar kushte per integrim ne Europe.

  3. Ore nga behen keta . kishim kohe pa i pare
    te fala sandrit sic thoshte i madhi rama 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *