• |
ide | kryesore

Lirohet bashkëshorti i Ministres së Arsimit

Lajme, Të fundit



Dardan Molliqaj është liruar. Deputeti i PSD-së ishte arrestuar sot herët në mëngjes me një urdhër arrest lëshuar nga Gjykata.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së.

Sipas Policisë gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015.

Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kyq në VV./KP



1 Comment

  1. Ish-pjese e FER qe pasi mori votat e VV kaloi ne PSD me ate ndyresiren e prishtines SH.A

    Besa qenka nusja ???

    po vari me karin , martesa boshe njerezish te vegjel dhe te frustruar. lajm koti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *