• |
ide | kryesore

Në Francë e quajnë të mbyllur, Hazard te Real Madrid pas finales së Europa League

Sport



Gjithçka është gati për kalimin e Eden Hazard te Real Madrid. Pas interesimit që ka zgjatur për disa muaj, lojtari i Chelsea është tashmë një hap larg transferimit në Spanjë, sipas L’Equipe. Për të përditshmen franceze, Los Blancos kanë gjetur mirëkuptimin me londinezët, mbi bazën e 100 milionë eurove, duke përmbushur kështu kërkesën e trajnerit Zinedine Zidane, i cili gjithmonë e ka vlerësuar fantazistin.

Për sa i takon lajmërimit, po sipas L’Equipe, duhet të mbërrijë vetëm pas finales së Europa League në Baku. Finalja e 29 majit do të vendosë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat angleze Chelsea dhe Arsenal, me Hazard që do të dëshironte ta mbyllte aventurën e tij angleze me një trofe në duar.

https://twitter.com/lequipe/status/1127930605998616576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1127930605998616576&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.itasportpress.it%2Fcalciomercato%2Fdalla-francia-hazard-e-del-real-lannuncio-dopo-la-finale-di-europa-league%2F



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *