• |
ide | kryesore

Protesta/ Ambasada italiane apel qytetarëve, thirrje opozitës dhe policisë

Lajme, Të fundit
ambasada italiane.jpg



Pas ambasadës amerikane, është ajo italiane në Tiranë që iu bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të dënojnë dhunën dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore dhe të qëndrojnë brenda kornizave ligjore.

Ambasada italiane i kërkon gjithashtu forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ambasada e Italisë dënon ashpër kanosjet ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, si veprime të papranueshme në një demokraci.

Përfaqësia diplomatike italiane u kërkon të gjitha palëve të fillojnë dialogun, si mënyrën e vetme për të zgjidhur krizën aktuale politike dhe për të mbështetur rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

“E drejta për të protestuar është tipar thelbësor i një demokracie të shëndetshme, por protestat duhet të mbeten paqësore.

Gjatë protestës së dhunshme të 11 majit pati të lënduar në radhët e policisë dhe të protestuesve, si dhe u dëmtuan disa godina publike.

Ambasada italiane në Tiranë u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të dënojnë dhunën dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore dhe të qëndrojnë brenda kornizave ligjore. I kërkon gjithashtu forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ambasada e Italisë dënon pa rezervë kanosjet ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, veprime të papranueshme në një demokraci.

Së fundmi, Ambasada italiane u kërkon të gjitha palëve të fillojnë dialogun si mënyra e vetme për të zgjidhur krizën aktuale politike dhe për të mbështetur rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë”- njofton  ambasada italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *