• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Ambasada britanike: Palët të hyjnë në dialog, dhuna nuk është përgjigje

Lajme, Të fundit



Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga protesta e pestë kombëtare e opozitës, e paralajmëruar të nisë në orën 18:30, Ambasada britanike në Tiranë, ka mbajtur një qendrim zyrtar përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”. Ambasada u bën thirrje liderëve të opozitës që të dënojnë dhunën dhe të japin garancinë se protesta e sotme do të jetë paqësore dhe në përputhshmëri me ligjin.

Në deklaratë vihet theksi tek e drejta për të protestuar, si një përbërës themelor i një demokracie të shëndetshme, por duke përjashtuar dhunën dhe duke ftuar palët politike që t’i rikthehen dialogut.

“E drejta për të protestuar është përbërës themelor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore. Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit nga e cila u plagosën si policë dhe protestues dhe shkaktoi dëme në pronë.

Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë të jenë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.

Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në rezidencën e tij zyrtare. Nuk ka vend për veprime të tillë në një demokraci moderne.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën ngërçi tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigje.”- shkruhet në njoftimin e ambasadës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *