• |
ide | kryesore

Reagon edhe ambasada gjermane: Basha dhe Kryemadhi të parandalojnë dhunën

Lajme, Të fundit



Ambasada e Gjermanisë ka reaguar në lidhje me protestat që zhvillon opozita e bashkuar në Tiranë, duket theksuar se shfaqjet e dhunës, si ato të protestës së të shtunës, janë të papranueshme.

Në njoftimin e ambasadës gjermane, thuhet se protesta është një mjet demokratik, por se nuk mbështet demonstratat e dhunshme. Ambasada njofton se është e shqetësuar edhe për faktin se drejtuesi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt është kërcënuar.

Me emra, ambasada gjermane i bën thirrje Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit të parandalojë aktet e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve. ©Lapsi.al 

Njoftimi i Ambasadëss së Gjermanisë:

Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar. Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv.



5 Comments

  1. Hahahahahahahaha, hahahahahahaha, hahahahahahaha, ari po drejton plitiken e Gjermanise, hahahahahahahaha.
    Prisni kur te pasohet nga ata qe jetojne ne agoni te perjetshme ne llumin e Meros.

  2. Ore po u bo muti mullar. Te gjitha ambasadat e perendimit kunder popzites, apo s’cani bythe ju se keni Salen dhe Putinin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *