• |
ide | kryesore

Shkelja e normave të qarkullimit rrugor, 4 në pranga dhe 1174 masa në Durrës

Lajme



Përgjatë harkut kohor të një jave, Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar në flagrancë 4 persona, 3 prej të cilëve drejtonin automjetin të papajisur me lejen përkatëse, ndërsa i ndaluari tjetër për arsye se rezultoi të kishte konsumuar pije alkoolike.

Po ashtu, janë vendosur 1774 masa administrative, ku përfshihen në një masë të madhe tërheqjet e lejeve të drejtimit, si edhe gjobat dhe sanksione të tjera për shkeljen e normave të parashikuara nga Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *