• |
ide | kryesore

Shpërndajnë Fake News/ Nën hetim Renea.al dhe “Gramoz Ruçi”

Lajme, Të fundit



Nuk janë të pakta rastet kur krimi kibernetik nis hetimet mbi mashtruesit në internet, të cilët përfitojnë nga logo institucionesh apo emra personazhesh publik, për të përcjellë edhe lajme të gabuara.

Departamenti i krimi kibernetik në policinë e shtetit ka nisur hetimet mbi dy faqe të cilat për shkak të emrit të përdorur kanë shkaktuar edhe dezinformim në publik.

Një prej tyre është Renea.al, e cila publikun lajme e statuse në emër të forcave speciale policore, por që nuk ka asnjë lidhje me këtë institucion.

Një hetim tjetër është për faqen që mban emrin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që poston jo pak herë statuse me karakter politik, por që nuk janë thënë nga socialisti.



2 Comments

  1. Po kete lapsin kur do ta shpallin PORTALI I FAKE NEWS… ???
    Po Bushatin dhe Shkurdhakun kur do ti fusin ne burg per agjitacjon, shpifje e propagande ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *