• |
ide | kryesore

Shpërndanin drogë në bashkëpunim me italianë, në pranga tre shqiptarët

Lajme, Të fundit



Policia e Firences ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Autoritetet e shtetit fqinj ranë në gjurmët e këtij grupi kriminal, pas informacioneve të përftuara nga një përdorues droge.

Si pasojë e operacionit policor, u arrestuan shqiptari Elidon Marticana, 25 vjeç, dhe një shtetas i kombësisë italiane, të cilët në bashkëpunim kishin krijuar një treg shumë fitimprurës të shpërndarjes së drogës në zonën e Sesto Fiorentino-s dhe në Calenzano.

 

 

Mësohet se këta bashkëpunëtorë furnizoheshin me lëndën narkotike që shpërndanin nga dy shtetas shqiptar, një 40-vjeçar, i cili nuk është identifikuar ende dhe nga 33-vjeçari Elvis Vulashi, që ndonëse ndodhej nën arrest shtëpiak, ka mundur të vazhdojë ushtrimin e aktivitetit kriminal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *