• |
ide | kryesore

Skënderbeu jashtë Europës: edhe CAS nuk i ndihmon dot…

Sport



Sezoni i Skënderbeut mund të ketë qenë ai më i paqarti i Superiores, nën limitet e largimit të lojtarëve të rëndësishëm, një përgjigje nga CAS që nuk ka ardhur akoma, e me ngarkesën psikologjike të një dënimi 10 vjeçar, që do ti kishte ngrirë këmbët dhe idetë kujtdo. E kuptueshme, nisja të dalë ku të dalë, me shpenzime të reduktuara, e që për fanellën që kishin korcarët u përkthye në një seri rezultatesh impresionuese në fillim të sezonit.

Problemet në fakt u shfaqën më vonë, në 8 javët e tmerrshme të fundit të 2018 e me dilemat që e pasuan rregullisht nëse bardhekuqtë luajnë, apo jo për dicka. E në vorbullën e krijuar në Korcë, me renditjen pranë zonës europiane e në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, zërat pozitivë që vinin nga Lozana kthyen vëmendjen e presidentit Takaj dhe gjithë drejtuesve të Skënderbeut tek Europa, që do të ishte shpëtim i sezonit më të vështirë të dekadës së fundit për bardhekuqtë. E megjithatë goditjet erdhën në 180 minuta të Kupës dhe 90 të së dielës në kampionat, ku Kukësi dhe Teuta i mbyllën derën kontinentale korcarëve.

Edhe e pritshme, duke qenë se skuadra nuk mund të ndryshojë marsh në këtë mnëyrë sipas situatave, por ajo që Skënderbeu kishte menduar gjithë vitin si një ëndërr në sirtar, edhe nëse vjen në këtë moment nuk bën dobi. Sepse bardhekuqtë harruan të luajnë në fushë dhe e dështuan sezonin me forcat e tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *