• |
ide | kryesore

Strakosha, njeriu i Kupës. Në finale me Lazio është gjithnjë një siguri

F1, Sport



Një i përzgjedhur. I përcaktuar i tillë në finalen më të ndjerë të të gjitha kohërave për Lazion, shkruan Gazzetta dello Sport. Thomas Strakosha ka fituar një trofe me bardhekaltrit akoma përpara se të debutonte me skuadrën e parë. Ishte 26 maji i 2013 e, atëherë trajneri i bardhekaltërve Petkovic e mori me vete në pankinë për finalen e Kupës së Italisë kundër Roma. Atë ditë, në derbin e vetëm roman që ka vendosur një titull, Strakosha nuk luajti asnjë minutë, por në fund të ndeshjes, fituar 1-0 me golin e Lulic, mori medaljen e artë. Atë ndeshje tifozët e Lazio e mbajnë mend mirë, e Strakosha, me shumë mundësi, e ka burim inspirimi. Në finalen e Kupës, portieri shqiptar jep gjithnjë më të mirën. Të shtunën, kundër Cagliari, Inzaghi nuk e zbriti në fushë për ti dhënë mundësinë e rikuperimit 100% nga një shqetësim në tendinën e Akilit, por kundër Atalanta do të jetë (është stërvitur dje i diferencuar për të mos rrezikuar, por nuk do të mungojë të mërkurën).

Përvec Kupës së Italisë të 2013 Strakosha ka fituar edhe atë të kategorisë Primavera (interesant edhe atë kundër Romës) e Superkupën Italiane të 2017. Në atë rast Lazio fitoi 3-2 kundër Juventus falë dygolëshit të Immobile e golut, që mbërriti në sekondën e fundit, të Murgia. E megjithatë Strakosha nuk kaloi pa vëmendje: pas pak minutave, me rezultatin 0-0, bëri një pritje të jashtëzakonshme ndaj Cuadrado. Një mrekulli e vërtetë që e vuri Lazio në kushtet më të mira për të fituar trofeun. Në finalen e Kupës së Italisë luajtur vetëm pak muaj më parë, bardhekaltrit u mundën 2-0 nga Juventus, por Strakosha ishte më i miri i të tijve: dy pritje ndaj Dybala, e tre, aspak të thjeshta, ndaj Higuain. Ndërhyrje pa të cilat rezultati do të ishte i thellë.

Të mërkurën është një tjetër finale, për tu luajtur e për ta fituar si protagonist. Rol në të cilin Strakosha, në ndeshje të tilla, shfaqet në perfeksion. Ky është edhe motivi që Inzaghi në këto ditë nuk ka dashur të rrezikojë: portieri shqiptar duhet të shkojë në formë 100% në sfidën me Atalanta, për të treguar edhe njëherë se është i përzgjedhuri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *