• |
ide | kryesore

Wanda Nara mbyll merkaton dhe …telefonin: “Trajnerët më të mirë e duan, por Icardi qendron…”

Sport



“Gazetat vazhdojnë të flasin se Icardi do të largohet. Jam e lodhur duke përsëritur se ai qendron tek Inter. E vërteta është se unë ditën e parë të merkatos do ta fik telefonin”. Ardhja e mundshme e Antonio Conte tek Inter mund të komplikojë të ardhmen zikaltër të argjentinasit, por edhe në këtë aspekt Wanda Nara i ka idetë e qarta. “Skuadra më të mira e kanë kontaktuar, trajnerët më të mirë e duan – ka thënë bashkëshortja menaxhere e Icardi në Tiki Taka – Më duket e cuditshme që të vijë një trajner me peshë e të thotë se nuk e do. Nëse është e vërtetë ajo që thotë Spalletti, duket se dikush brenda Inter nuk e do Icardi…”.

“Mauro nuk ishte imazh i fanellave të reja? E vërtetë, por sigurisht që sponsori që është i njëjti edhe i tij, do ta thërresë për një shooting”, vazhdoi Wanda Nara, duke ngacmuar edhe Mughini: “Atij do ti pëlqente të shkonte tek Juve. Cristiano Ronaldo? Mund të luajnë së bashku”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *