• |
ide | kryesore

‘Bomba’ e gazetës gjermane Bild: Telefonata e Ramës në ‘Dosjen 184’

Lajme, Të fundit



Gazeta më e madhe gjermane, Bild, ka publikuar një shkrim me akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Madje gazeta ka shkuar më larg, duke publikuar pjesë nga telefonata e Ramës, e përgjuar në dosjen ‘184’.

Ja çfarë shkruan gazeta:

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Po Rama vetë? Emri i tij lidhet shpesh me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë.

Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”.

Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.



24 Comments

  1. Po’ te shohesh Gazeten Bild ka vetem lajme satirike per Ramen si njeru humbes I javes, si njeriu veze keshtu qe nuk eshte Cudi edhe noj fake news. Ajo qe me cudit eshte ligesia juaj si kazan per te transmetuar edhe te paverteta.

    1. ‘Ligesia juaj si kazan….’ mund ta artikuloje, ketu dhe kudo, vetem Edvin Rama dhe shegerti i tij bojaxhi Endei Fuga, qe ne i kemi vene nofken CENDRIFUGA!
      Prandaj pranoje o ditezi qe je i njejti cendrifuge!

    2. Le ta hedhi ne gjyq, BILD-in per mashtrim. Po s’eshte Arta Marku atje qe ta mbroje O KOMENTUES ME PAGESEEEE!!!!

  2. Per ata qe se dine, “Bild” eshte nje bicim gazete qe ne faqe te pare ka nonji foto gjysem nudo, dhe ne faqet e tjera vazhdon me lajme per alienet.
    Lapsi e merr per reference!!!!
    Media kazan.

    1. Injoranca qe ska fund si i pa emer qe je…Bild eshte gazeta me e madhe ne EU dhe surrati yt e quan si bicim gazete..medet per ju o mavri mavi.

    2. Per dijenine tende o idiot i ridhjerjes, ishte gazeta Bild qe e detyroi presidentin Gjerman Christian Wulf te jepte doreheqjen, sepse kishte bere korrupsion

  3. Nuk hyne gazetat fare ketu. Gjerman amerikan franceze….. te gjitha po te gjitha fare fare i dine. Me emra data kg ton dhe cfare ha secili prej qyrtykeve ministra ish e cjane e ku jane mengjes drek e darke. Te gjitha po te gjitha fare…

  4. Mos u merzisni hic o komunista se Lideri juaj do ta gejje shume shpejt kazanin e vertete, pas hekurave!

  5. Eshte gazeta me e madhe ne europe. Nuk eshte puna se po na meson ndojne gje neve, por liderin global po e nxjerr cullak para miliona europianeve qe e lexojne.

  6. Bild eshte gazeta me e madhe gjermane,dhe vetem kjo mjafton per te besuar tek shkrimet e saj.Ata jsne gazetare shume profesioniste dhe dine mire te sigurohen ne vertetesine e lajmit Kjo pyetja e Rames eshte identike me pyetjen: A e realizuam planin apo jo?

  7. Bild was founded by Axel Springer in 1952. It mostly consisted of pictures (hence the name Bild, German for picture). Bild soon became the best-selling tabloid, by a wide margin, not only in Germany, but in all of Europe, though essentially to German readers. Through most of its history, Bild was based in Hamburg. The paper moved its headquarters to Berlin in March 2008, stating that it was an essential base of operations for a national newspaper.[9] It is printed nationwide with 32 localized editions. Special editions are printed in some favoured German holiday destinations abroad such as Spain, Italy, Turkey and Greece.

    Bild sold more than five million copies every day in the 1980s. In 1993 the paper had a circulation of slightly more than four million copies, making it the most read newspaper in the country.[10] In the period of 1995–96 its circulation was 4,300,000 copies.[11] In 2001 Bild was the most read newspaper in Europe and also, in Germany with a circulation of 4,396,000 copies.[12]

    Although it is still Germany’s biggest paper, the circulation of Bild, along with many other papers, has been on the decline in recent years. By the end of 2005, the figure dropped to 3.8 million copies.[13] Its 2010 circulation was 3,548,000, making the paper the fifth in the list of the world’s biggest selling newspapers.[14]

    Bild is published in tabloid format.[12] In the paper’s beginnings, Springer was influenced by the model of the British tabloid Daily Mirror,[4] although Bild’s paper size is larger, this is reflected in its mix of celebrity gossip, crime stories and political analysis. However, its articles are often considerably shorter compared to those in British tabloids, and the whole paper is thinner as well. Bild has been known to use controversial devices such as the sensational headlines and invented “news” to increase its readership.[citation needed]

    In June 2012, Bild celebrated its 60th anniversary by giving away free newspapers to almost all of Germany’s 41 million households. Bild said Guinness World Records in Germany has certified the print run as “the largest circulation for the free special edition of a newspaper”.[15] In 2018 on average 2,2 million copies of the paper were printed across Germany.[16]

    In 2019 Bild started an attempt to place a weekly politic newspaper, named Bild Politik.

  8. D.m.th e paskan dosjen 184 ne dore !Edvin,ik sa nuk eshte vone…..,ik se do te ndjekin vete rilindasit me vrap,sot e ne vazhdim do shikoni te “reja” nga narkoshteti i ketij te semuri e banditi !Do mbetesh pa atdhe o i marre,asnje nuk do te pranoje kerkesen tende per Azil !

  9. Lulu dhe salihu paskan pergjysmuar pasurite per nje shkrim tipik shkullak duke shkruajtur me fjalet e luluse per tre muaj neper tv e tiranes,fjale dhe vetem fjale pa asnje fakt konkret,ushqim per cecenet e tipit zana e stalin

  10. Mashtrimi nje rilindasi i del me shpirtin. Po si do boni mer te mjere kur tvari vehten psiqiku. Uroj te kete litar per te gjith ju e tju mori me vehte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *