• |
ide | kryesore

City jashtë Champions, klubi sulmon UEFA-n: “Duan të na dëmtojnë”

Sport



Pas lajmeve të dala në media për një përjashtim të Manchester City nga Champions League, klubi anglez përgjigjet ashpër ndaj zërave që flasin për një dënim të mundshëm nga Uefa, për sponsorizime të paligjshme, që i takojnë vitit 2014. Citizens i frikësohet faktit se “persona që kanë për qëllim të dëmtojnë klubin” mund të fshihen pas këtyre lajmeve, që japin të sigurtë përjashtimin nga Champions League për kampionët e sapokurorëzuar të Anglisë.

‘Neë York Times’ ka zbuluar se anëtarë të Dhomës Investigative të Organit të Kontrollit Financiar për Klube në Uefa, të ngarkuar për të analizuar llogaritë e klubeve të dyshuar për thyerje të normave të fair play financiar, janë takuar dy javë më parë në Zvicër për të finalizuar konkluzionet e tyre. Për të përditshmen amerikane kërkesa “do të jetë pezullim për të paktën një vit”. Sidoqoftë, City në një komunikatë deklaron se po bashkëpunon plotësisht me hetimin e “nuk do të bëjë komente të mëtejshme për cështjen deri sa hetimi të përfundojë”.

“Implikimet – vazhdon klubi – kanë ardhur se besimi i Manchester City në Dhomën Investigative të Organit të Kontrollit Financiar për Klube në Uefa nuk ka marrë përgjigjen e duhur ose procesi drejtohet nga njerëz që kanë qëllim dëmtimin e repotacionit të klubit e interesave të tij komercialë. Ose të dyja”. Nuk është e qartë nëse një dënim i tillë do të aplikohet në sezonin e ardhshëm apo në sezonin 2020-21, ka nënvizuar ‘Times’, duke shpjeguar se nisja për kualifikueset e Champions fillon në gusht dhe ka shumë pak kohë për të kryer dënimin, për më tepër që Manchester City mund të apelojë në CAS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *