• |
ide | kryesore

Disney video të animuar për Archie, fëmijën e sapolindur mbretëror (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Archie Harrison erdhi në jetë 8 ditë më parë nga dukesha Meghan Markle dhe princ Harry. Që prej atëherë bebi mbretëror ka qenë kryefjala e mediave dhe gjithçka që ka pasur lidhje me të, ka tërhequr interesin e mbarë botës. Së fundmi siç raporton “The Sun”, lindja e Archie-t është përjetësuar edhe në serinë e filmave të animuar nga gjiganti “Disney”. Në fakt bëhet fjalë për një klip 25 sekondësh, i cili tregon arushin e famshëm Pooh që drejtohet me një libër në dorë, drejt kështjellës Windsor. Videoja është ideuar të enjten, një ditë pasi  Archie iu prezantua botës.Libri me ngjyrë blu (siç thuhet shpesh për gjakun mbretëror) është një dhuratë nga arushi Pooh për Meghan dhe Harry-n. Teksa çifti fillon të shfletojë librin, të bie në sy edhe shtrati i vogël i Archie-t. Videoja e animuar u realizua nga artisti kryesor i Disney-t, Kim Raymond dhe deri tani është prit me një interes të madh. Nuk dihet ende nëse do të mbetet vetëm në kuadrin e një klipi apo do të realizohet në formën e një filmi të plotë të animuar, që me siguri do fiksojë përballë ekranit të televizorit të madh e të vogël!

 The sweet illustration sees Meghan Markle and Prince Harry presented with a blue book

 

 The video was hand-drawn by Disney’s Senior Principal Artist Kim Raymond.

 



1 Comment

  1. Cudi e madhe, vellai i madh i ketij Herrit ka 3 femije por askush nuk e cau koken te bente ndonje filmim. Mos ka te beje fakti qe ky femija eshte i perzier dhe duhet reklamuar me cdo kusht?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *