• |
ide | kryesore

Drejtësinë në finalen e Champions do ta vendosë një slloven

Sport



Është përcaktuar tashmë arbitri i finales së Champions League 2019-19. Do të jetë slloveni Damir Skomina që do të drejtojë derbin anglez mes Tottenham e Liverpool të shtunën në 1° qershor në Wanda Metropolitano të Madridit. Skomina do të jetë bashkë me asistentët bashkëkombas Jure Praprotnik e Robert Vukan, ndërsa arbitri i katërt do të jetë spanjolli Antonio Mateu Lahoz. Arbitrat e Var do të jenë hollandezi Danny Makkelie, bashkë me Pol van Boekel (Hollandë), Felix Zëayer (Gjermani) e Mark Borsch (Gjermani).

Arbitri 42 vjecar, ndërkombëtar që nga 2002, do të cojë kështu në shtëpi “tripletën” nga momenti që ka drejtuar finalen e Europa League të 2017 mes Ajax e Manchester United, fituar nga anglezët, e Superkupën europiane mes Chelsea e Atletico Madrid në 2012 (4-1 për spanjollët).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *