• |
ide | kryesore

FOTO/ Champions 2019/2020, ja si do të jetë topi i ri

Sport



Kohë promovimesh për sezonin e ardhshëm, duke filluar nga fanellat e duke përfunduar tek topat. Natyrisht këta të fundit, nuk prezantohen nga klubet, por nga UEFA, që ka dizenjuar edhe topin me të cilin do të luhet në edicionin e ardhshëm të Champions League. Faqja e specializuar “Footy Headlines” ka zbuluar para kohe imazhet e topit që do të përdoret në kompeticionin më të rëndësishëm për klube për sezonin 2019/2020.

Topi, që kombinon një seri panelesh të bardha në formë ylli, me panele të tjera me dizajn shumëngjyrësh, do të jetë sërisht i firmës Adidas e do të prezantohet zyrtarisht në gusht të 2019. Në krahasim me të kaluarën yjet tipike të Champions League nuk janë të bashkuara mes tyre tek majat, por mbështeten lehtë në krahët e njëri- tjetrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *