• |
ide | kryesore

FOTO/ Papu Gomez e bën Atalantën të vogël: nuk do e besoni si duket Berat Gjimshiti

Sport



Përpara finales së Kupës së Italisë kapiteni i zikaltërve, Papu Gomez, ka postuar në Instagram foto të shokëve të tij të skuadrës, si fëmijë, falë një filtri të një aplikacioni të njohur. Më spektakolarët ndër personazhet e modifikuar janë golashënuesi më i mirë i bergamaskëve Duvan Zapata dhe qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare Berat Gjimshiti…

Bergamaskët janë përgatitur seriozisht për finalen e Kupës së Italisë, duke kërkuar ti bëjnë mbylljen e duhur sezonit të tyre të jashtzakonshëm, ku aktualisht janë të pozicionuar në zonën Champions. Tekniku, Gasperini, në konferencën për shtyp ka thënë se nëse do të fitojë trofeun do të kërcejë “Papu dance”: “Kjo skuadër është duke arritur rezultate prej muajsh, ndeshja me Lacion është e vështirë, por është shansi jonë. Të eliminosh Juventusin në çerekfinale ishte një kredibilitet i madh për të arritur në finale. Çfarë do të bëj nëse do të fitoj? Do të kërcejmë “Papu dans”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *