• |
ide | kryesore

Inter tre pikë për të shmangur skenarët: ja kombinimet për Champions

Sport



Kundër Chievo duheshin tre pikë dhe zikaltrit i morën. E po aq duhen tani për të patur sigurinë e kualifikimit në Champions League. Tre pikë që duhet të vijnë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, mes sfidës së të dielës në San Paolo kundër Napoli e atë të javës së fundit në San Siro kundër Empoli. Me 69 pikë është fiksuar kuota e sigurisë së skuadrës së Spalletti.

Konferenca para ndeshjes e mbi të gjitha ajo pas saj, dëshmojnë klimën e tensionit që mbizotëron tek tekniku Luciano Spalletti, pavarësisht mohimeve. Një tension që edhe një fitore fondamentale nuk ka arritur ta fshijë, apo ta largojë të paktën. Hija e Antonio Conte është prezent e fati i teknikut toskan duket i shënjuar, me apo pa Champions. Spalletti mbrohet nga sulmet e kërkon me të gjitha mënyrat të “mbrojë Inter”, duke bërë disa afirmime pikante: “Të mos harrojmë nga ku nisëm… Marotta kërkon të bëjë më të mirën, por shoh pabarazi trajtimi”.

Me 69 pikë është siguria, sepse në këtë rast Milan e Roma, aktualisht 62, mbeten jashtë. Por ekziston mundësia që disa skuadra ti afrohen kuotës 68 e atëherë fillon klasifikimi i përplasjeve direkte: në rast të mbërritjes me pikë njësoj me Atalanta, Milan e Roma, do të ishte Champions për Inter e Milan. Në një garë të mundshme me tre, me Atalanta e Milan, do të avanconte skuadra e Gasperini dhe zikaltrit; në sprintin me Roma e Milan, do të buzqeshnin Inter dhe kuqezinjtë. Vetëm në një rast Inter do të mbetej jashtë Champions e kjo do të ndodhte në një garë treshe me Atalanta e Roma. Në rast se në shtëpinë zikaltër nuk duan të shkojnë tek llogaritë, duhet të fitojnë një nga dy ndeshjet e mbetura. Në fund të fundit e ardhmja është në duart e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *