• |
ide | kryesore

“Jam i sterilizuar”. Vazektomia nuk e ndalon Ronaldon: “Kam ruajtur mjaftueshëm për një skuadër futbolli”

Sport



Ronaldo, Luis Nazario de Lima. Fenomeni, sot president i Valladolid. I diskutuar, i dashur, i jashtëzakonshëm. Unik. Sipërmarrës tani, kampion më parë. Ka kaluar Fenomeni, nga të gjitha: ditë të mrekullueshme e mbrëmje të errëta. Ndonjëherë edhe pa gjumë, si ajo e finales së Botërorit japonez në Yokohama në 2002: “Nuk kam fjetur asnjë minutë – ka rrëfyer Ronaldo për Financial times – nga frika se mos më ndodhte një tjetër sulm epilepsie. Kisha frikë mos më ndodhte e njëjta gjë si në Paris. Kurt ë gjithë shkuan në shtrat, pas darkës, mora Dida me vete dhe e detyrova të rrinte me mua zgjuar gjithë natën”. Shkoi mirë, Fenomeno shkatërroi Gjermaninë e Brazili fitoi Botërorin.

Dobësi dhe frikëra të një kampioni që sot,duke rimenduar për ato kohë, tregon një episod të vecantë: “Sot ka organizime për shumë gjëra, nëse je me ngjyrë, nëse je gay… Por nuk kujtoj askënd që të më ketë mbrojtur kur quhesha trashaluq. Por nuk më shqetëson”. Forca e Fenomenit ka qenë gjithnjë ajo e aftësisë për të kaluar gjithcka me një të qeshur, e njëjta me të cilën, në përfundim të intervistës, tregon një detaj të jetës së tij private: “Po, kam bërë vazektomi – zbulon Ronie – por kam ngrirë aq shumë kampione sperme sa janë mjaftueshëm për një skuadër futbolli”. E nëse trashëgimtarët do të kishin 1/10 e klasit të tij, do të ishte një skuadër e frikshme!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *