• |
ide | kryesore

Konfliktet në Siri, Turqia dhe Rusia angazhohen për uljen e tensioneve

Planet



Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, zhvilloi një bisede telefonike me homologun i tij rus, Sergei Shoigu, për të diskutuar mbi ndodhitë e fundit në provincën Idlib të Sirisë, ku nga përleshjet kanë mbetur të vrarë 120 civilë. Në një njoftim të lëshuar nga zyra e shtypit e ministrisë turke të Mbrojtjes, në fokus të komunikimit telefonik kanë qenë angazhimet e përbashkëta për të mundësuar uljen e tensioneve në rajon.

Gjatë ditës së djeshme, rebelët ndërmorrën një kundërsulm ndaj forcave qeveritare në Provincën Idlib, i cili është bastioni i fundit që i ka mbetur i opozitës siriane pas një periudhe 8-vjeçare lufte civile. Në fund të muajit prill, forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad, nisën një fushatë të ashpër ndaj enklavave të rebelëve në Hama dhe Idlib.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *