• |
ide | kryesore

Kundër Parma, ndeshja e fundit e De Rossi me Romën: kapiteni verdhekuq nis një aventurë të re

Sport



Roman, romanist, kapiten i Romës: një simbol i klubit verdhekuq. Daniele De Rossi largohet në fund të sezonit nga klubi në të cilin është, por nuk tërhiqet nga futbolli. Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të klubit, AS Roma ka bërë të ditur se “karriera verdhekuqe e Daniele De Rossi do të përfundojë në fund të këtij sezoni. De Rossi – vazhdon komunikata – deri tani ka koleksionuar 615 prezenca e 63 gola në 18 vitet e tij me fanellën verdhekuqe e zë kështu vendin e dytë mes lojtarëve me më shumë prezenca tek Roma, pas Francesco Totti”.

“U bë pjesë e klubit në sektorin e të rinjve në 2000 – vazhdon komunikata -, duke arritur të debutojë në skuadrën e parë në 2001, përparase të afirmohet me shpejtësi si një nga interpretuesit më të mirë të rolit. Prezenca dominuese në zemër të mesfushës për gati dy dekada, De Rossi ka trëshëguar zyrtarisht shiritin e kapitenit nga Francesco Totti, si pasojë e tërheqjes së tij, në maj 2017. Me Romën, Daniele ka fituar dy herë Kupën e Italisë në 2007 e 2008 e një herë Superkupën në 2007, duke shënuar një gol deciziv në San Siro kundër Inter. De Rossi nuk do të tërhiqet nga futbolli. Në moshën 35 vjecare, ka qëllim të ndërmarrë një aventurë të re larg Romës”.

Klubi ka bërë të ditur ndërkohë se dyert për De Rossi, ashtu si është shprehur presidenti, Jim Pallota, “për 18 vjet zemra rrahëse e AS Roma”, dyert do të jetë gjithnjë të hapura.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *