• |
ide | kryesore

Lamtumira e De Rossi, Nainggolan sulmon Romën: “Histori e parë…”

Sport



Radja Nainggolan ka mbetur i lidhur me Romën. E lamtumira e Daniele De Rossi nuk mund të mos e prekte personalisht. E tregon qartë postimi, që është i destinuar të shkaktojë polemika, me të cilin mesfushori i Inter komenton fundin e historisë verdhekuqe të kapitenit, të cilin shoqëria i ka komunikuar se nuk do ti rinovojë më kontratën. “DDR, Cfarë të thuash. Një histori e parë edhe më herët”. Postimi i Ninja i referohet lamtumirës së Francesco Totti e, ndoshta, edhe vetë atij.

Ndërkohë, pjesa tjetër e ish-lojtarëve të Romës ka qenë thjesht një vlerësim e respekt për 35 vjeçarin, që ka vendosur të mos varë këpucët në gozhdë, por të vihet në kërkim të një tjetër aventure. Pjanic, Strootman e Totti kanë dërguar mesazhet e tyre për mesfushorin verdhëkuq, që largohet kështu pas 18 vjetësh nga kryeqyteti i Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *