• |
ide | kryesore

Liverpool humbi titullin, por vendosi rekordin: skuadra e dytë më e mirë e të të gjitha kohëve

Sport



Një trofe që mungon në Anfield prej gati 30 vjetësh, kur kampionati anglez mbante ende emrin First Division: Liverpool, medalje e argjendtë pas City, duhet të hiqte dorë edhe një herë nga takimi për triumfin në Premier e për të rishkruar historinë e tyre. Pavarësisht kësaj, Reds, që kanë mbërritur edhe në finalen e Champions League, mund të krenohen se kanë vendosur një rekord të vogël: të besuarit e Jurgen Klopp, me 97 pikë, janë skuadra e dytë e renditur më e mirë në të 5 kampionetet më të rëndësishme Europiane, që kur fitorja vlen tre pikë 3 punti.

Duke mbetur në Angli, përpara Reds, titulli i nënkampionit më të fortë, ishte i Manchester United: në kampionatin 2011/’12, ku Red Devils arritën ngjitur me City në kuotën 89, por u dënuan nga diferenca e golave që dorëzoi Premier tek Citizens. Përpara Liverpool 2018/’19, skeptri i mbretit të të dytave i takonte Real Madrid të Manuel Pellegrini në Liga 2009/10: 96 pikët e fituar nga Blancos, të detyruar të dorëzohen përballë një Barcellona të fortë që kapi 99 pikë. E në pankinën blaugrana ishte Pep Guardiola. Në Itali, precedenti më i fortë është ai i Napolit të vitit të kaluar, ku 91 pikët nuk i mjaftuan për ti marrë kampionatin e Serie A Juventus, që grumbulloi katër pikë më shumë. Në Francë, vendin e parë të të dytave e ka Paris Saint Germain, që në 2016/’17 coi në shtëpi 87 pikë, por nuk mjaftuan për të kaluar Monaco të Mbappé e Bakayoko. Klasifikimin special e mbyll Borussia Dortmund në Bundesliga 2015/16, kur grumbulloi 78 pikë në një kampionat, që ndryshe nga të tjerët është me 18 skuadra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *