• |
ide | kryesore

“Më hoqi emrin nga filmi”, grimierja shqiptare rrëfen ngacmimin seksual nga regjizori (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Grimieria Pranvera Metolli rrëfeu sot një rast ngacmimi seksual, gjatë xhirimeve të një filmi shqiptar.Pranvera ka krijuar disa personazhe në teatër dhe film. Grimieria që punon me efektet speciale në film dhe teatër, u pyet nga Ermal Peçi në emisionin “Trokit” nëse ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga profesioni. Ajo nuk ngurroi të tregonte, edhe pse pa emër, një rast konkret sesi një regjisor të cilit nuk i ishte përgjigjur, ia kishte hequr emrin nga kreditet e filmit.

“Do kisha dashur me shpirt të përmendja emra, por që nuk dua t’i prish punë askujt.”, u shpreh Pranvera në “IN Tv”, “Kam patur një rast kur pagesën e mora, por emri im nuk ka qenë për disa arsye personale. Nuk ma vendosi fare emrin. Edhe kur e pyeta, më tha: “Ua më fal, kam harruar.”

Ajo vijoi të tregonte sesi regjisori kishte tentuar, por ajo nuk ia kishte kthyer ngacmimin dhe se beson se qe pikërisht kjo arsyeja përse ai vendosi ta penalizonte në këtë mënyrë.

“Disa probleme personale të tij, që nuk iu përgjigja në ato çfarë ai tentoi dhe kërkoi. Dhe bëri këtë pjesën tjetër.”

“Ata që po e dëgjojnë, e dinë shumë mirë se për kë po flas.”

Përveçse për transformimet ekstreme të personazheve, Pranvera Metolli njihet gjithashtu si ish- e fejuara e aktorit të humorit Rezart Veleshnja. Ata kanë qenë bashkë për dy vite, por e prishën fejesën në 2017-ën.Pranvera Metolli ka realizuar grimin e disa nga skenave më të sikletshme horror të filmit shqiptar, siç qe “Bloodlands”, një film ku personazhe ishin kanibalët.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *