• |
ide | kryesore

Selman Stërmasi bosh kundër Kastriotit: Tirana i frikësohet tifozëve të saj

F1, Sport



Tirana nuk ka ndërmend të paguajë për të shlyer dënimin e Komisionit të Disiplinës për të kthyer tifozët në Selman Stërmasi për ndeshjen shumë të rëndësishme me Kastriotin. Nuk e bëri për ndeshjen e kthimit kundër Luftëtarit në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, e nuk do ta bëjë as për ndeshjen vendimtare për mbijetesën. Duket paradoksale, por në fakt është llogari e pastër e drejtuesve të Tiranës.

Marrëdhënia me tifozët, sidomos me ata ultras, nuk ka qenë asnjëherë e mirë në dy vitet e fundit dhe pozitat në të cilat ndodhet klubi në renditje, e menjëherë pas zhgënjimit të madh për humbjen në derbin kryeqytetas me Partizani, i 17 pa fitore, rrezikojnë ta kthejnë në boomerang prezencën e tyre në Selman Stërmasi për ndeshjen decisive me krutanët. Klubi i frikësohet një kontestimi, për faktin që skuadra rrezikon përsëri rënien nga Kategoria e në këtë pikë ndoshta është më mirë, që stadiumin më mirë ta kenë bosh, se sa armik. Është edhe ana tjetër e medaljes, përveç faturës 5 milionë lekë për tu paguar: duke mos bërë pagesën edhe Kastrioti do të jetë pa tifozë dhe nuk do të ketë mbështetjen e tyre në stadium.

Në këtë mënyrë bardheblutë kërkojnë të mbajnë larg presionin që mund të vijë nga krutanët, edhe pse është e trishtë të shohësh një klub 24 herë kampion, që i frikësohet tifozëve të tij. Ndeshja është për jashtë e brenda, madje duke parë kalendarin kryeqytetasit duhet me cdo kusht të fitojnë për të shmangur rrezikun e rënies nga Kategoria, por të paktën deri në një reflektim të dytë, do ta bëjë 11 kundër 11, pas një lojtar të 12 për askënd në Selman Stërmasi, ku një kapitull i ri i historisë do të shkruhet…pa tifozë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *