• |
ide | kryesore

Thaçi: Jam i lumtur që jam presidenti i shtetit më pro-amerikan në botë

Planet



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me delegacionin amerikan të “Lutjeve të Mëngjesit”, të udhëhequr nga kongresisti, Randy Hutgren. Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga institucioni i Presidencës, Thaçi i ka përcjellë përfaqësisë amerikane falenderimet për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënies strategjike me SHBA-të. “Për ne janë shumë të rëndësishme raportet speciale me SHBA-në. Jam i lumtur që jam presidenti i shtetit më pro-amerikan në botë.”- citohet në njoftim kreu i shtetit.

Kongresisti Hutgren ka shprehur nga ana tjetër vlerësimin për parteritetin e kënaqëshëm me Kosovën. Gjatë vizitës në Prishtinë, Hutgren është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinajn, si edhe me krerët e partive politike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *