• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, një i vdekur dy të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetiti “Benz”, ndërsa 2 pasagjerët në mjetin tip furgon janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *