• |
ide | kryesore

Miku im Borchardt, si të përdorën kështu?

Blog



Shkas për këtë shkrim u bë telefonata e një miku të vjetër, anëtar i Parlamentit Europian prej shumë vitesh. Ai ka mbajtur disa herë edhe poste ministrore në një nga vendet e mëdha të Bashkimit Europian. Miku im ishte i shqetësuar për kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE-së dhe po më kërkonte që unë të përcillja në rrugë informale këshillën e tij për drejtuesit e Partisë Demokratike, me qëllim që ata të dënonin hapur dhe pa vonesë këtë akt jo vetëm të shëmtuar, por edhe të dëmshëm për imazhin e opozitës.

– Po çfarë i kanë thënë? Si e kanë kërcënuar? – e pyeta unë.

Pa hyrë në hollësitë e bisedës sonë, miku im nuk dinte asgjë konkrete lidhur me përmbajtjen e këtij kërcënimi. Ai dinte vetëm se ambasadori i OSBE-së në Tiranë është kërcënuar, njoftim që e kishte marrë nga burime zyrtare brenda Parlamentit Europian. Unë i tregova pa shtuar as hequr asnjë fjalë çfarë kishte ndodhur. Madje i nisa edhe me Watsapp fotografinë e murit të pallatit ku jeton ambasadori, në hyrje të të cilit ishte shkruar “Ambassador Borchardt, shame on you”. (Ambasadori Borchardt, turp për ju!)

– Vetëm kaq është? – më pyeti ai. – Nuk ka diçka tjetër?

– Vetëm kaq. Nuk ka asgjë tjetër.

Pastaj, me dëshirën për ta kuptuar më thellë çështjen, miku im më pyeti nëse në kulturën tradicionale shqiptare damkosja me “turp” nxiste ndjenja urrejtje, të cilat sigurisht do të linin vend për ta menduar kërcënimin. Një pyetje e tillë në gojën e mikut tim vinte pse ai, me aq tekst sa kishte ngjarja, nuk po e shihte ku ishte kërcënimi në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. I shpjegova se edhe në kulturën tradicionale shqiptare, një vlerësim i tillë nuk shkonte përtej një degradimi moral të njeriut. Aq më pak mund të përbëjë kërcënim sot, kur turpi i burrit është bërë një shfaqje banale në shoqëri. Turpi ka rëndësi vetëm atje ku nderi ka rëndësi. Pra, turpi në Shqipëri e ka humbur vlerën si emocion, sepse vetë nderi në thelbin e tij e ka humbur rëndësinë.

Lexo më tej:

Me parullë tek shtëpia e Borchardt, në polici studentja

Me Bernd Borchardt jemi miq qysh në fillim të viteve 2000, kur ai erdhi në Tiranë si ambasador i Gjermanisë. Pas përfundimit të mandatit këtu, ai shkoi në Kosovë për të drejtuar Eulex. Jemi takuar po ashtu edhe në Prishtinë, kur unë isha Ministër i Jashtëm. Dhe kjo miqësi vazhdon me kthimin e tij në Tiranë, në krye të zyrës së OSBE-së. Shihemi herë pas here për kafe. Kam qenë i ftuar për darkë edhe në shtëpinë e tij. Po i përmend këto fakte për të pohuar vlerësimin tim për të si njeri dhe si diplomat. Me kaq sa e njoh, mbetem i bindur se ai e ka kuptuar shumë mirë që fjala e shkruar në hyrje të pallatit, ku ai banon, nuk përmban ndonjë kërcënim. Rrjedhimisht, mbetem i çuditur si pranoi ai të marrë rolin e një viktime të paqenë, duke u bërë protagonist deklaratash deri në nivelin më të lartë të diplomacisë evropiane, shoqëruar kjo edhe me teatrin e rojave që nxitoi t’i vinte qeveria e Ramës për ta marrë në mbrojtje, pra, për ta bërë edhe më të dukshëm kërcënimin që rëndonte mbi të.

Mediat/ Borchardt, xhaketa e Ramës e kthyer mbrapsht

Unë do ta kuptoja që ambasadori Borchardt të ndjehej i fyer dhe ta shprehte me plot zërin indinjatën e tij. Jo thjesht për solidaritet prej miku, por për parim do t’i bashkohesha në shprehjen e kësaj indinjate. Sepse ajo fjalë është një akt etik i papranueshëm nga ana e atij që e ka shkruar edhe shpresoj të mos përsëritet kurrë më ndaj një diplomati të huaj në Tiranë. Ma merr mendja se ambasadori Borchardt do të dilte shumë më i larë nëse këtë ngjarje të vogël, do ta trajtonte natyrshëm si një fyerje personale, morale, siç edhe është në të vërtetë. Konventat ndërkombëtare, në të cilat aderon edhe Republika e Shqipërisë, nuk i marrin në mbrojtje diplomatët kundrejt vlerësimeve morale, qofshin ato edhe padrejtësisht degraduese. Nga ana tjetër, duke e mbajtur incidentin brenda caqeve banale të përmbajtjes së tij, ambasadori Borchardt do t’i kishte hequr Kryeministrit Rama mundësinë për ta bërë manipulimin e tij të radhës me faktet, siç e bëri, duke dërguar skuadrën me roja. Në fjalë të fundit, me dëshirën apo pa dëshirën e tij, ambasadori i OSBE-së u përdor në këtë rast nga Kryeministri i Shqipërisë.

Andi Bushati: Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Rojet përreth banesës, zyrës apo çdo vendi ku gjendet ambasadori, për sytë e të huajve janë sot treguesi më domethënës për pasigurinë që sundon në vend. Përfshirja e këtij incidenti në raportet ndërkombëtare e prish imazhin e Shqipërisë shumë më tepër edhe se vjedhja e miliona eurove në pistën e aeroportit apo vrasjet për larje hesapesh midis bandave në Vlorë apo në Shkodër. E kam fjalën për imazhin që ndikon në udhëtimin e të huajve drejt Shqipërisë, kryesisht si turistë. Kërcënimi i një ambasadori nxjerr në pah pikërisht atë pasiguri, nga e cila tremben të huajt. Kryeministri ynë as që i mendon gjërat nga kjo anë. Ai madje gëzohet kur i jepet rasti të hedhë baltë mbi opozitën. Kështu veproi edhe kësaj here. Pa bërë asnjë hetim, ai nxitoi të niste drejt Brukselit, Vjenës apo Strasburgut mesazhe, ku fajësonte opozitën si kërcënuese të ambasadorit. Është pikërisht ky kryeministër, i cili ankohet kundër atyre që shajnë Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Nga ana e saj opozita iu përgjigj në të njëjtën mënyrë. Domethënë, pa asnjë profesionalizëm. Ajo akuzoi Ramën si porositës të “kërcënimit”, me qëllim për t’i kthyer aleatët europianë kundër saj (opozitës). Pra, de facto e pranoi se ambasadori ishte kërcënuar. Sigurisht që as Partia Demokratike nuk bëri ndonjë hetim për të arritur në këtë përfundim mbi fajësinë. Por ajo ndoqi rrugën e Ramës: shpifjes iu përgjigj me shpifje, duke përforcuar kështu tek “aleatët europianë” bindjen se, pavarësisht të vërtetës rreth fajtorit, ambasadori ishte kërcënuar. Opozitës do t’i mjaftonte një distancim nga ky akt, duke kërkuar një hetim serioz për përgjegjësit. Dhe, po t’ia thoshte zemra, le t’i shprehte ambasadorit mbështetjen e vet për të kryer detyrën. Nuk nevojitej asgjë më tepër.

Panorama



5 Comments

    1. E trishte eshte zoti Mustafai,me kete rast ai ta ka dhjere ty,sic ja dhjeve ti Sales per Rambujene ku ai te tha qe Kosoves i duhet dhene vetem autonomi nen Serbine kurse ti i dole fjale e i dhe kosoves autonomi te zgjeruar packa se prapa nen babain tuaj serb e late

  1. Lyerja e pallatit nga fjala e shkruar me boje kercenim eshte o i nderuar Mustafaj-Ku nje ambasador jep dy deklarata ku ne te paren i meshon fjales -dhune kriminale-dhe ne te dyten shkruan ndryshe.Ai eshte ambasador i bashkimit Europian dhe jo punonjes bashkie i Veledin Fikut.Prandaj mos hedhi balte mbi protesten e njezeve qe ju ka vajtur thika ne Melci.Kurre mos hyfte ne Bashkimin Europian vendi yne kur edhe atje ka nga keta ndyresira qe manipulojne protestat e nje populli .

  2. Fakti qe Brochard ka kete karriere tregon qe ai eshte nje person qei pelqejne keto situata e vende dhe ua ka pare hajrin.
    EULEX qe nje deshtim spektakolar po aq sa OSBE qe kur Bochard e drejton.

    Konventa diplomatesh duhen respektuar. Nuk eshte shkelje as dhunim kerrcenim etj te shkruash kunder nje diplomai apo e protestosh kunder tij. Rama ate pune ka, SHPIFARAK! Mos harrojme Griselden e Lali Erit apo me qindra emaile nga zyrat e rilindjesPS dhe sorros per te shpifur mbi ngjarjet

    Brochardi ia ka pare hajrin ketij vendi apo dhe kosoves dhe ndaj u perdor tere qejf. Kno nuk e nderon , perkundrazi e kthen atene nje qenie te peshtire . Por sot ai shihet dhe ndoshta eshte nje hero ne EU. I ka perballuar me sukses dhunen. Prit kur ta shperblejne. E gjitha kjo eshte qesharake dhe ka brendanje doze te forte marrezie.
    Kohet qe jetojme kane plot shenja te tilla ne europe. BE eshte nje mekanizem burokratik qe ka plot spekulante te tille.Nje nga ceshtjet qe diskutohet eshte aparati burokratik i tejfryre KE-BE qe sben asgje ne EU. padyshim nje nga rezultatet e politikes globaliste te infektuar nga spekulante si Soros, te ilet presin krizen e rradhes per e spekuluar dhe bere goxha para. Soros punon per krizen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *