• |
ide | kryesore

Calciomerkato zbulon: Igli Tare tek Milan: pozicioni i Leonardos në rrezik

F1, Sport



Tek Milan është kohë ndryshimes, e nuk bëhet fjalë vetrëm për trajnerin. Edhe pozicioni i Leonardos tek kuqezinjtë është në rrezik. Puna e drejtorit sportive actual do të vlerësohet me kujdes nga Elliott në përfundim të sezonit. Disa blerje, përfshirë Higuain e Laxalt, nuk kanë rezultuar fitim prurëse për fondin amerikan, që është shumë i kujdesshëm në balancat e arkës. Cdo gjë, ose pothuajse, do të varet nga kualifikimi i mundshëm në Champions League.

Në dy ditët e fundit, drejtori actual i Lille Luis Campos është afruar me vendin që mban braziliani, me stimën e Ivan Gazidis. DS i francezëve ka vite eksperiencë në fushën e zbulimeve, duke qenë se Campos ka zbuluar dhe cuar Kylian Mbappe tek Monaco, duke përsëritur më pas veten edhe me dy talente si Nicolas Pepe dhe Jonathan Bamba.

Por sidoqoftë, sipas asaj që bën të ditur Calciomercato.com në mënyrë ekskluzve, Igli Tare i Lazio është idea e Elliott. Drejtori Sportiv shqiptar vlerësohet shumë për punën e bërë në kryeqytet në vitet e fundit.

Ka vetëm dy pengesa në këtë rast: Tare ka një kontratë afatgjatë me bardhekaltrit dhe një lidhje të fortë me presidentin Lotito, edhe pse në sezonin e kaluar ka patur disa kontradikta mes tyre për blerjen e disa lojtarëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *