• |
ide | kryesore

Feministet kundër Alain Delon: Është maskilist dhe homofob

Paparazzi, Slider



Feministet kundër Alain Delon për idetë e tij dhe për mënyrën se si shprehet. Ikona e kinemasë franceze do të marrë Çmimin e Karrierës, por jo pa kritika. Nuk mjaftoi mbrojtja e zyrës së drejtorit të Festivalit, Thierry Frémaux: “Nuk po i japim Nobelin për Paqen, është një çmim për karrierën. Aktori 83-vjeçar duhet kuptuar disi, pasi i përket një tjetër epoke, që nuk është ajo pas erës Weinstein dhe e “politically correct””.maskilist dhe homofob

Gjithçka nisi nga lëvizja femërore amerikane “Women and Hollywood”, që i kërkoi Festivalit të Filmit të tërhiqte Palmën e Artë për Delon, duke mbledhur rreth 15 mijë firma në një peticion: “Cannes i dërgon një sinjal negativ grave dhe viktimave të dhunës. Jemi të zhgënjyera”.

Aktori është qortuar për shprehjen kundër adoptimit nga çiftet homoseksuale dhe se është simpatizant i politikës së djathtë. Feministet e qortojnë për tonet maskiliste kur shprehet për gratë, si një prej atyre “boxeur” që ka interpretuar, edhe pse vetë legjenda franceze ka thënë në shumë intervista se i adhuron femrat dhe se nuk ka kërkuar asnjëherë asgjë, por gjithnjë e kanë kuptuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *