• |
ide | kryesore

Juventus, Allegri-Agnelli: takimi vendimtar shtyhet…

Sport



Nuk ka ditë të së vërtetës në shtëpinë e Juventus. Takimi aq i pritur mes Andrea Agnelli e Massimiliano Allegri, për të përcaktuar së bashku skuadrën e të ardhmes ose për të thënë lamtumirë, është shtyrë. Presidenti bardhezi, që ka mbërritur në mëngjes rreth orës 8 në Continassa, i ndjekur në mesditë edhe nga zëvndëspresidenti Pavel Nedved e në fund edhe nga Allegri (12:40), ka lënë qendrën sportive bardhezirreth orës 18.20, pak minuta pas Nedved. Në këtë pikë është gjithnjë e më konkrete mundësia për ta shtyrë me 24 orë, gjithnjë nëse palët nuk takohen në mbrëmje.

Një skenar që mban të hapur të gjitha zgjidhjet, pas fjalëve të thëna nga tekniku bardhezi pas humbjes në cerekfinalen e kthimit të Champions League kundër Ajax (“Qendroj tek Juve, ia kam thënë presidentit) e menjëherë më pas, vetë Agnelli (“Champions objektiv i vitit të ardhshëm me Max në pankinë”). Në ditët e fundit Psg është interesuar për Allegri, duke i propozuar një kontratë tre vjecare prej 15 milionë në sezon, e menjëherë nisën zërat për zëvendësuesin e mundshëm, ku spikat ai i Antonio Conte. Pastaj në skenë doli Deschamps, Pochettino e ëndërra Guardiola.

Megjithatë pikëpyetjen e madhe mbi të ardhmen e Allegri e vunë deklaratat e Nedved, para ndeshjes në Olimpico kundër Roma: “Kush jeton shikon”. Allegri ka një kontratë në skadencë në 2020: kërkon një tre vjecar me rritje nga 7,5 milionë në vit, në 10, por gjërat nuk janë më kaq të thjeshta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *