• |
ide | kryesore

Kapet me 50 kg drogë, arrestohet shqiptari në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një 32-vjeçar shqiptar Greqi pasi u kap me 50 kilogramë hashash.

Sipas mediave greke, shqiptari fillimisht u ndalua për kontroll dhe më pas u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike e ndarë në 32 pako. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë me dije.

Pas arrestimit 32-vjeçari do të paraqitet në Prokurorinë e Kilkis për t’u njohur me akuzat që rendojnë ndaj tij.

Ndërkohë policia greke vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ku dyshohet se në të janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu