• |
ide | kryesore

Lamtumira e De Rossi tërbon tifozët: në Roma mbijnë parrullat kundër Pallotta

Sport



Lamtumira e Daniele De Rossi tek Roma mban ende pezull kryeqytetin. Jo aq nga pikëpamja sportive e teknike, sa ajo simbolike. Tifozëve ultras verdhekuq nuk i ka pëlqyer aspak trajtimi i rezervuar nga klubi për “Capitan Futuro” në këtë sezon, me vendimin për të mbyllur marrëdhënien në fund të edicionit e “Grupi Roma” ka vendosur të manifestojë pakënaqësinë e tyre kundër shoqërisë, duke ekspozuar disa parrulla në qytet kundër Pallotta, në favor të lojtarit.

Fjalë të ashpra, që konfirmojnë raportin e komplikuar mes tifozerisë romaniste e pronarëve. “Bij të Romës, kapitenë e flamuj. Ja respekti e dashuria që kjo shoqëri nuk mund ta ketë kurrë”,shkruan një nga parrullat e vendosura nga disa përfaqësues të pjesës më të nxehtë të tifozerisë verdhekuqe. “Pallotta derr, DDR për gjithmonë në zemrën e njerëzve”, shkruhet në një tjetër të vendosur në fushën e Testaccio.

Por nuk mbaron me kaq. Pranë banesës së De Rossi është vendosur një tjetër “DDR njeriu ynë”, ndërsa poshtë selisë së klubit janë vendosur flamuj amerikanë të përmbysur. Një mesazh i fortë e i qartë për Pallotta e drejtuesit verdhekuq pas cështjes De Rossi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *