• |
ide | kryesore

Nesër Ditë Zie Kombëtare

Lajme, Të fundit

Trupi i pajetë i komandantit  të  kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi,  mbërriti sot në Tiranë me nderimet më të larta ushtarake. Homazhet për do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht. Major Klodian Tanushi shpallet dëshmor

Këshilli i Ministrave nderoi majorin Klodian Tanushin duke e shpallur të ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu