• |
ide | kryesore

“Nuk isha viktimë e Pogba”: Mourinho tregon edhe përse nuk e drejton dot PSG

Sport



Ngacmime, reflektime e qartësime. Si i shkon për shtat në fakt. José Mourinho në një intervistë për i L’Equipe ka folur për të shkuarën e raportin mes trajnerit e lojtarit, por edhe zërat e merkatos mbi të ardhmen e tij. “Për United koha dhe shpjegimet e saj – tha tekniku portugez -. Nuk isha viktimë e Pogba, problemet janë ende aty”. Ndërsa sa i takon fjalëve për një transferim tek Psg është shprehur: “E pamundur, nuk mund të drejtosh një klub që ka një trajner”.

E ardhmja e Special One nuk do të jetë në Paris. “Mund të flas nëse në një klub është një derë hapur – ka shpjeguar -. PSG është një klub i dimensioneve botërore me lojtarë të nivelit të lartë. Nuk ka fituar ende në nivel europian, e ky është një detaj shumë i rëndësishëm. Èshtë e njëjta gjë që them kur flas për trajnerët. Mund të kesh kualitet të madh, por nëse në fund të karrierës nuk ke fituar në nivel europian, të mungon dicka. PSG është në këtë fazë: si Juventus e Bayern që dominojnë kampionatin, por janë menjëherë pas klubeve më të mira europiane”.

Në këtë pikë nuk mund të mungonte krahasimi me United: “Nuk di nëse një klub mund të jetë më i strukturuar se Red Devils. Manchester United është një klub me ambicje në sintoni me lavdinë e dikurshme, por jo me potencialin e sotshëm. 9 apo 10 muaj më parë thashë, pasi kasha fituar 8 kampionate, se vendi i dytë në Premier League me United ishte një nga arritjet më të rëndësishme në karrierë. Sot të gjithë e kanë kuptuar përse” – ka deklaruar tekniku, duke i lëshuar një shigjetë kritikëve.

“Unë viktimë e Pogba? Jo – ka saktësuar në fund portugezi -. Problemet aty janë akoma. Ju mund të hipotezoni se ishin lojtarët, organizimi, ambicjet, unë mund të them vetëm se nuk mund të përgjigjem ‘po’ nëse më pyesni a ishte Paul përgjegjësi i vetëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *