• |
ide | kryesore

Sulm i beftë në Nigeri, 17 ushtarë të vdekur dhe 11 të tjerë të zhdukur

Planet



Në një sulm në Nigeri që dyshohet të jetë ndërmarrë nga grupimi terrorist, ISIS, kanë mbetur të vrarë 17 ushtarë, ndëërsa 11 të tjerë raportohen të zhdukur.

Bilanci tragjik i kësaj prite që iu bërë ushtarëve nigeriane shumë pranë kufirit shtetëror, është njoftuar nga zëdhënësi i qeverisë, Abdourahamane Zakaria, i cili bëri me dije se sulmi ndodhi të martën në afërsi të qytetit Tongo Tongo. Në këtë vendbanim rural, ka ndodhur një sulm i përgjakshëm i mëhershëm, ku u ekzekutuan edhe ushtarë të dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Asokohe, në vitin 2017, ISIS-i pranoi autorësinë e agresionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *