• |
ide | kryesore

Tekniku i Inter humb qetësinë dhe sulmon gazetaren: “Ti ke diçka që të mërzit, hajde…”

Sport, Video



“Nuk të shoh shumë të qetë. Kjo fytyrë pak e zbehtë, pak e errët. Sipas meje ti ke diçka që të jep mërzi, hajde dhe flasim”. Luçiano Spaleti i është përgjigjur në mënyrë kërcënuese një gazetareje gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes Inter – Chievo, ndeshje e vlefshme për javën e 36 të Serie A. Ajo që e ka bezdisur trajnerin zikaltër ka qenë konkluzioni në të cilin kishte arritur gazetarja: “Ndjesia që të gjithë kemi pasur nga pak është se ju dukeni thuajse i dorëhequr”. Referimi dhe përfundimi ishin të lidhur me zërat që do të deklaronin se Luciano Spalletti nuk do të jetë më në pankinën e Interit sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *