• |
ide | kryesore

Thaçi: Vlerësoj vullnetin e mirë të Merkel dhe Macron për Ballkanin Perëndimor

Lajme, Planet



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me ambasadorë dhe drejtues të misioneve ndërkombëtare të vendosur në Prishtinë, për të diskutuar mbi punimet e Samitit të Berlinit që mblodhi rreth tri javë më parë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në një takim informal me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. “Vlerësoj lart vullnetin e mirë të kancelares Merkel dhe këmbëngulësinë e presidentit Macron që çështjet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin përpara.”- citohet të jetë shprehur Thaçi nga zyra e shtypit e institucionit të Presidencës.

Më tej, Thaçi ka vlerësuar në veçanti vëmendjen dhe rëndësinë e posaçme që i është kushtuar zgjidhjes së konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë nga krerët e Bashkimit Evropian, duke shprehur pritshmëri edhe për Samitin e radhës që do të mbahet në Paris më datë 2 korrik. Presidenti mirëpriti edhe kërkesën e faktorit evropian për rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, në kërkim të një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjërisht detyruese, që do të sigurojë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara. “Marrëveshje me të cilën ruhet substanca dhe karakteri shumetnik i vendit dhe shoqërisë, si dhe që hap rrugë integrimit në NATO dhe në BE.”- u shpreh kreu i shtetit të Kosovës.

Po ashtu, Thaçi theksoi rëndësinë që shtetet anëtare të BE-së dhe vendet perëndimore në tërësi, të mbajnë një qendrim të unifikuar në lidhje me zgjidhjen e konfliktit me Serbinë. “Përvoja e së kaluarës së afërt tregon se kur ka funksionuar ky unitet edhe skena politike në Kosovë ka qenë unike dhe e gatshme për të lëvizur përpara.”- ka përmbyllur Thaçi.



2 Comments

  1. Cfare NATO apo BE, more idjot? Kosova akoma nuk ka as ushtri. Vizat nuk jane liberalizuar akoma per shtetasit e Kosoves. Rruga per ne BE eshte me vjet drite larg.
    Ku eshte politika e zgjerimit te njohjeve te pavaresise nga me shume vende te tjera? Me sa duket eshte harruar. Javen e kaluar permendi USA me shpresen se e mbronte tani u kthye prape tek Merkel dhe Macron…cfare politikani i neveritshem pa bosht(!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *