• |
ide | kryesore

Vetëvritet duke u hedhur nga ura aktori i njohur për rolet në Thor dhe Terminatori

Paparazzi, Slider

Isaac Kappy i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë. TMZ raporton se kalimtarë të rastit janë munduar ta ndalojnë por ka rezultuar pa sukses. Vdekja erdhi menjëherë pas shkrimit të një posti në rrjetin e tij social Instagram.

“Unë nuk kam qënë një djalë i mirë. Unë kam tradhëtuar shumë njerëz dhe shumë besime, kam shitur dorgë, kam pasoja tatmore, kam borxhe. Unë kam abuzuar me trupin tim me ciare, drogë dhe alkol…”, janë fjalët e aktorit të cilat i postoi në rrjetin e tij social Instagram.

Shkrimi i tij përfudnon me fjalët : “Ky mësim ka ardhur shumë vonë për mua, por ndoshta kjo mund t’ju frymëzojë”.

Isaac u bë pjesë e mediave vitin e kluar me dyshimin se kërcënonte Paris Jackson vajzën e mbretit të popit si dhe Seth Green.   Aktori 42-vjeçar i njohur për rolet  në filmat si “Thor” dhe Terminatori” la pas një shkrim ku tregonte jetën e vështirë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu