• |
ide | kryesore

Video/ Derbin shqiptar në Kupën e Italisë e fiton Strakosha: Tare e sheh Lazion e tij në Europë

F1, Sport, Video



Lazio rrëmben Kupën e shtatë të Italisë. Me suksesin (2-0) në finale kundër Atalanta, klubi bardhekaltër arrin në kuotën 7, në renditjen e artë të kompeticionit, Interin, pas vetëm Juventus (13) e Roma (9). Èshtë Kupa e tretë nën drejtimin e presidentit Lotito: një triumf që ndjek ato të 2009 e 2013. Ka meritë të vecantë portieri Thomas Strakosha. Numri 1 i kombëtares shqiptare ka ruajtur portën të paprekur, duke konsoliduar famën si njeriu i Kupës. Këtë herë Strakosha ka fituar derbin shqiptar me Gjimshitin (Etrit Berisha e ka parë ndeshjen nga pankina).

Të ngresh në qiell këtë Kupë Italie për Lazio vlen kualifikimi automatik në Europa League për sezonin e ardhshëm. Një dhuratë më shumë se e cmuar, duke parë vendin e tetë të renditjes aktuale në Serie A, që do të përjashtonte bardhekaltrit nga prespektiva europiane. E pikërisht nga kampionati erdhën zhgënjimet për skuadrën e Inzaghi, që dështoi në objektivin Champions, të deklaruar në fillim të sezonit. Forma e mirë e bardhekaltërve u venit kundër Spal, Sassuolo e Chievo, ku nuk mori pikët e duhura për ambicjet e tyre. Por në rezultatet e skuadrës së Inzaghi (jashtë në Europa League në 1/16 kundër Sevilla)ka ndikuar rendimenti i Milinkovic (heroi i kësaj mbrëmje në Olimpico me golin e parë në minutën e 82), Luis Alberto e Immobile, që u treguan nën nivelin e një viti më parë.

Pastaj, gjithcka ndryshoi këtë mbrëmje: Kupa e Italisë fshin zhgënjimet e shkëlqen sezonin e Lazio me një trofe tjetër në palmares për presidentin Lotito. Në 14 sezone me të është fituar finalja e pestë në 10 të diskutuara (janë në palmares edhe dy Superkupa italiane). Ngjitet në vendin e dytë të këtij klasifikimi special Simone Inzaghi, që ka përsëritur suksesin në Superkupën italiane të 2017: më mirë tek Lazio ka bërë vetëm Seven Goran Eriksson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *