• |
ide | kryesore

Zëvendësohen deputetët në garë për bashkitë, kreu i FRESSH dhe zv.ministrja e Shëndetësisë hyjnë në Parlament

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar 4 deputetët e Partisë Socialiste që i janë bashkuar garës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke u dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve të listave shumëemërore të socialistëve në qarqet përkatëse. Kështu, mandati i ish-deputetit të Qarkut të Tiranës, Rakip Suli, do t’i kalojë kreut të Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESSH), Eljo Hyskos.

Në vend të ish-legjislatorit Pjerin Ndreu, do të hyjë në Parlament zv.ministrja e Shëndetësisë, Adriana Jaku, deputetja e re e Qarkut të Lezhës. Mandati i ish-deputetit të Qarkut të Elbasanit, Nuri Belba, do t’i kalojë Florenc Spahos. Ndërsa, në Qarkun e Korçës, Ardit Konomi do të zëvendësojë ish-deputetin Ilir Xhakolli.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *