• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Lamtumirë Atletico: Barcelona do të paguajë klauzolën 120 milionë për Griezman

Sport, Video



Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid: sulmuesi francez i ka komunikuar shoqërisë e teknikut Diego Simeone vullnetin për të ndryshuar skuadër në përfundim të sezonit. Ajo kundër Levante do të jetë ndeshja e fundit e Griezmann me fanellën e Colchoneros, pavarësisht rinovimit të kontratës deri në 2023, kohët e fundit. Me shumë mundësi, do të jetë Barcellona skuadra e ardhshme e Griezmann. Klubi katalanas është gati të paguajë klauzolën e francezit që nga 1 qershori do të kalojë nga 200 milionë euro që është aktualisht në 120.

Konfirmimi i lamtumirës ka ardhur përmes një postimi të publikuar në profilet sociale të klubit spanjoll, ku njoftohet se “Griezmann i ka komunikuar Atletico Madrid se nuk do të jetë një lojtar bardhekuq për sezonin e ardhshëm”. Gjithnjë përmes tëitter të klubit janë publikuar edhe fjalët e kampionit të botës: “Pasi kam folur me klubin, dua të flas me ju për të bërë të ditur vendimin për tu larguar – thotë Griezmann në një video – kam dëshirë të përballem me sfida të reja, ky është klubi që më ka dhënë trofetë e parë e kam marrë shumë dashuri nga ana juaj. Ishin pesë vjet të mrekullueshëm. Faleminderit për gjithcka, do i’u mbaj në zemër”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *