• |
ide | kryesore

1-vjetori i ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, Netanyahu: Bashkë me vendet arabo-islame kundër Iranit

Planet



Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se marrëdhëniet me vendet arabo-islame kanë hyrë në një fazë të re shumë pozitive. Në një ligjëratë të mbajtur në një ceremoni festive të mbajtur në Jerusalem me rastin e përvjetorit të parë të zhvendosjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel Aviv drejt Jerusalemit, Netanyahu u shpreh se Izraeli së bashku me fqinjët arabë, janë “në anën e njëjtë” kundër agresionit bërthamor të Iranit.

“Ne jemi në unitet në çështjen e zbrapsjes së agresionit të Iranit me shumë nga fqinjët tanë arabë dhe shumë vende islame jo-arabe. Izraeli me të gjitha vendet e rajonit dhe të gjitha vendet që duan ndërtimin e paqes në botë duhet të qëndrojnë në anën e SHBA-ve kundër agresionit të Iranit.”- u shpreh kreu i ekzekutivit izraelit duke mos përmendur emra të përveçëm të aleatëve të tij.

Zhvendosja e ambasadës së SHBA-ve drejt Jerusalemit u bë majin e shkuar, pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, në dhjetor të vitit 2017, kur pavarësisht lajmërimeve për trazira të mëtejshme në Lindjen e Mesme, njohu sovranitetin e Izraelit mbi kryeqytetin e pretenduar edhe nga Palestina. “70 vjet më parë që SHBA e njohu shtetin e Izraelit. Që atëherë, Izraeli e ka bërë kryeqytetin e vet në qytetin e Jeruzalemit,” u shpreh Trump asokohe.

Megjithatë, prej kohësh ka nisur procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe në sajë të ftesave, vizitave, takimeve, deklaratave dhe aktiviteteve të ndryshme. “Ajo që po ndodh aktualisht është se ne jemi në një proces normalizimi me botën arabe dhe ky proces po zhvillohet pa kryer ndonjë diplomaci me palestinezët.”- ka njoftuar Netanyahu në një deklaratë të mëparshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *